Mediat, Albion Rahman në cak të skuadrës nga Premier Liga

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është duke kaluar nëpër një formë fantastike me fanellën e skuadrës së Rapid Bukureshtit. Lojërat e tij të mira kanë rënë në sy të disa skuadrave. Mediumi rumun “Fanatik” e jep lajmin e madh për Rrahmanin.

Sipas këtij mediumi, interesim për kosovarin ka nga Premierliga, më saktësisht nga skuadra e Aston Villas. Trajneri i ekipit anglez, Unai Emery po e kërkon sulmuesin 23-vjeçar, pasi ëshë profili i lojtarit që atij i përshtatet.

Pavarësisht se ka pasur një lëndim që e ka lënë për disa muaj jashtë fushës, Rrahmani ka shkëlqyer me fanellën e rumunëve. Në 15 paraqitjet e këtij edicioni në futbollin rumun, ai ka arritur të shënojë 13 gola. Sulmuesi ishte blerë nga Rapidi për 600 mijë euro në gushtin e vitit të kaluar nga skuadra e Ballkanit.

LEXO EDHE:

Back to top button