Mediat, Amir Rahmani nuk lëviz nga Napoli

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani duket se nuk do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Edhe pse mediat në Itali kanë filluar të raportojnë në lidhje me një largim të mundshëm të kapitenit kosovar nga “Diego Armando Maradona” në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, sipas “Sky Sport” në Itali, Amir Rrahmani, Kvaratshkelia, Mazoki, Anguisa, Olivera dhe Mario Rui pritet të qëndrojnë në Napoli edhe në sezonin e ardhshëm. 30-vjeçari ka kontratë me kampionin aktual të Serie A deri në vitin 2027.

Vlera e lojtarit kosovar është 20 milionë euro, kurse gjatë këtij sezoni në Serie A, ai ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka shënuar dy gola./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button