Mediat angleze, sulmuesi i Romës rikthehet te Çellsi

Nga Anglia konfirmojnë se e ardhmja e sulmuesit britanik Tami Abraham do të jetë sërish te Çellsi. 25-vjeçari luan prej dy sezonesh me Romën, fillimisht si i huazuar dhe më pas “verdhëkuqtë” blenë kartonin e lojtarit.

Gjithsesi, sipas “Daily Mail”, Tami Abraham do të rikthehet te klubi i origjinës, pasi Çellsi do të aktivizojë një klauzolë për riblerjen e tij. Kjo do të thotë se londinezët do të shpenzojë 80 milionë euro për ta riblerë sulmuesin.

Duket se pavarësisht blerjeve të shumta që ka kryer Çellsi këtë sezon, klubi do t’i japë një mundësi tjetër Abraham. Kështu, sulmuesi britanik, në qershor, mund të rikthehet në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button