Mediat, Bajern Munihu hap krahun për largimin e sulmuesit francez

Prestigjozja “The Bild” raporton se drejtuesit e Bajern Munihut i kanë prerë “biletën” Kingsli Koman. Francezit i skadon kontrata në vitin 2027, por drejtuesit bavarez do e nxjerrin në shitje merkaton e verës së ardhshme, me qëllim për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij. Dëshira e anësorit francez është të qëndrojë të bavarezët deri në fund të kontratës, por drejtuesit mendojnë ndryshe.

Te Bajerni po bëhen gati për të bërë një “revolucion” të vërtetë në verë dhe Koman është në listën e sigurt të largimeve. Me shumë gjasa e ardhmja e yllit francez pritet të jetë në Arabinë Saudite, interes për të ka pasur nga klubet arabe edhe tani gjatë merkatos së janarit, por drejtuesit e Bajernit kanë vendosur ta mbajnë deri në fund të sezonit.

Koman ka luajtur në 25 ndeshje këtë sezon me Bajern në të gjitha kompeticionet, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button