Mediat britanike: Broja largohet nga Stemford Brixh, opsioni i parë është Uest Hemi

Pas lajmit të “The Sun”, që theksoi se sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të largohet në huazim në janar dhe më pas do të shitet në verë, ka qenë “The Guardian” ajo që bërë me dije një tjetër lajm të bujshëm.

Sipas prestigjiozes britanike, Broja është kthyer në objektivin kryesor të merkatos për Uest Hemin. Kjo gjë ka ardhur pasi Aston Vila i refuzoi ofertën “çekanëve” për Xhon Duran, e cila nuk shkonte në më shumë se 18 milionë paund.

Duke parë nevojën e madhe për një sulmues, Uest Hemi është i gatshëm që të ulet në tavolinë me Çellsin dhe të nisë negociatat për Brojën, pasi në garë për të janë edhe Uvëllhempton e Fulhamit.

LEXO EDHE:

Back to top button