Mediat italiane, Elmasi rikthehet te Napoli me kërkesë të Konte-s?

Elif Elmas mund të rikthehet te Napoli në muajin janar, ku do të luante në formë huazimi. Kjo sipas mediave italiane raportohet se është dëshira e trajnerit Antonio Konte.

Elmasi nuk ia doli mirë në Lajpcig, pasi që gjysmësezonin e kaluar luajti shumë pak në fanellën e skuadrës gjermane, ndërsa në sezonin e ri, nuk hyn fare në lojë. Spekullimet shkojnë në drejtim se ai së shpejti mund të huazohet dhe zërat e fundit janë për një rikthim të mundshëm në Napoli.

Antonio Konte është adhurues i lojës së Elmasit dhe dëshiron ta shohë në ekipin e tij. Lajpcigu pagoi 25 milionë euro për Elmasin, ndaj Napoli me siguri nuk do të japë një shumë të përafërt për ta blerë, ndoshta do ta huazojë vetëm për një periudhë të caktuar.

LEXO EDHE:

Back to top button