Mediat izraelite ankohen për fushën e stadiumit në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës, të dielën do ta pres në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Izraelit në ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian. Mediumi izraelit “Sport5” ka publikuar foto nga stadiumi, duke e quajtur të tmerrshme gjendjen e fushës.
“Gjendja e barit në stadium është e turpshme, plot vrima dhe e papërshtatshme për lojëra në këto nivele”, ka shkruar ky medium.
Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie. Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasit ndaj Izraelit, që nxiti luftën në Gazë. Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor.
Kosova dhe Izraeli do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 12 nëntor, në orën 20:45.