Mediat në Angli: Vendimi i gjyqtarit ishte i gabuar

PSZH mori një barazim të vuajtur me shifrat 1-1 përballë Njukasëllit në një ndeshje ku dominoi, por nuk po gjente dot rrugën e rrjetës.
Goli erdhi vetëm në shtesën e sfidës, kur gjyqtari, me ndihmën e VAR-it dha një penallti për skuadrën parisiene, pas një prekje topi me dorë të Livramentos. Mirëpo në Angli mendojnë se vendimi i gjyqtarit ishte i gabuar, për shkak të dinamikës së aksionit.
“Çfarë duhet të bëjë Livramento me krahët e tij? T’i lidhë pas shpine? Unë jam shumë i inatosur. Lojtarët dhanë gjithçka në fushë dhe duhej të kishte qenë një nga ato fitoret historike. Njukasëllin e grabitën sot”, tha për “TNT Sports” Xhërmein Xhenas, ish-mesfushori i Anglisë.
Edhe ish-sulmuesi dhe trajneri skocez, Elli MekKoist, është i të njëjtit mendim.
“Ky është një turp. Topi godet Livramenton në gjoks dhe shkon në bërryl. Kjo nuk është absolutisht asnjëherë një penallti. Nëse do hapim penallti për këtë, atëherë është një turp”, tha ai.