Mediat: Paolo Dibala, do të firmos me Interin

Paollo Dibala, do të firmos me skuadrën e Interit. “Gazzeta dello Sport”, shkruan se Dibala ka zgjedhur Interin, si destinim të ardhshëm dhe pas kthimit nga pushimet verore, do të firmos me skuadrën nga Milano.

Paga e argjentinasit te Interi do të jetë 6 mln euro, plus një minilion të tjera do të përfitojë përmes bonuseve, ndërsa kohëzgjatja e marrëvesjes do të jetë e vlevshme për 3 vjetë, me opsion që të vazhdohet për edhe një vit tjetër.

Kujtojmë se Dibala sezonin e kaluar te Juventusi e mbylli me 15 gol dhe 6 asiste në 38 ndeshje të zhvilluara. Ndërkohë Interi është në bisedime që të rikthejë Romelu Lukaku-n nga Çellsi.

LEXO EDHE:

Back to top button