Mediat, “Roland Garros” nis më 30 maj

Sipas mediave në Francë, edicioni i sivjetshëm i turneut Masters “Rolan Garros”, do të zhvillohet një javë më vonë nga data e paralajmëruar, dhe në vend të 23 maji, turneu në Francë nis më 30 maj. Drejtuesit e turneut të tenisit në Francë, në koordinim me organet qeveritare franceze, kanë arritur marrëveshje që turneu zyrtarisht të nis 23 maj me garat eliminatore, shorti për pjesën kryesore të zhvillohet më 30 maj, ndërsa finalja do të jetë e programuar për 13 qershor.

 

 

Kujtojmë se vitin e kaluar, për shkak të pandemisë “Covid 19”, turneu “Rolan Garros” u zhvillua nga 27 shtator, e deri më 11 tetor. Në finale e vitit 2020, Rafael Nadal mundi Novak Gjokoviçin, ndërsa në konkurencën e femrave, Iga Sviatek mundi Sofia Kenin.

LEXO EDHE:

Back to top button