Mediat spanjolle, lëndimi i Vedat Muriqit ngre “alarmin” te Majorka

Lëndimi i Vedat Muriqit në ndeshjen Kosovë – Izrael ka ngritur “alarmin” e Majaorka, skuadrës spanjolle pjesë e të cilës është sulmuesi kosovar. Muriqi u detyrua ta lë fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kualifikuese kundër Izraelit.
Gazeta e madhe spanjolle “Marca” ka raportuar për lëndimin e reprezentuesit të Kosovës. Ata kanë bërë të ditur se Majorka po e monitoron gjendjen e futbollistit prizrenas. Muriqi u largua duke çaluar dhe i ndihmuar nga ekipi mjekësor i kombëtares së Kosovës.
Kujtojmw se Majorka e shtyn edhe ndeshjen kundër Kadizit, e planifikuar të zhvillohej në fundjavën që lamë pas, për shkak të mungesës së “bomberit” kosovar.