Mediat spanjolle: Real Madrid – Inter, nuk luhet në “Santiago Bernabeu”

Nata fantastike e para 10 viteve kur Interi e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Mynihut në “Santiago Bernabeu”, nuk do të mund të përsëritet, ashtu siç ishte planifikuar.

Siç raportohet nga mediat spanjolle, në fakt UEFA po përgatitet që ndeshja Real Madrid – Inter të mos zhvillohet në “Bernabeu”, por në qendrën stërvitore të Real Madridit, e njohur me emrin “ Alfredo Di Stefano në Valdebebas.

Kjo do të ndodh për arsye të fillimit të punimeve për rikonstrukturimin e stadiumit dhe aty nuk mund të zhvillohen aktivitete zyrtare./Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button