Mediat, ylli kosovar pritet të largohet nga Beshiktashi

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, pritet të largohet nga skuadra turke e Beshiktashit gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas mediave turke, trajneri i ri i ekipit, Ole Gunar Solskjaer, nuk e ka përfshirë 28-vjeçarin në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Stambolli po planifikon ndryshime të mëdha në skuadër në përpjekje për të ndërtuar një ekip konkurrues për edicionin e ri.

“Fundi ka ardhur për një nga yjet e ekipit”, shkruan gazeta “Akşam”, duke shtuar se përveç Rashicës, edhe sulmuesi Çiro Imobile pritet të largohet në fund të sezonit.

Rashica, i cili iu bashkua Beshiktashit në verën e vitit 2023, ka kontratë me klubin deri në vitin 2027. Në këtë sezon ai ka zhvilluar 36 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë nëntë asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button