Mediat zbulojnë përse Levandovski ishte në pankinë ndaj Majorkës

Robert Levandovski nuk e nisi sfidën si titullar ndaj Majorkës, dhe për këtë ka pasur shumë pyetje se përse është marrë ky vendim nga trajneri Çavi.

Media spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se sulmuesi polak ia kishte kërkuar vetë teknikut katalanas që të pushonte. Ai e mori këtë vendim për të qenë më i cclodhur në dy ndeshje të rëndësishme të Barcelonës, atë kundër Sevijas në kampionat dhe kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht kësaj, Leva u aktivizua në minutën e 58′ pasi Majorka ishte në avantazh. Në fund ndeshja u mbyll në barazimin 2-2.

LEXO EDHE:

Back to top button