Mediat zbulojnë sa përfiton Kilian Mbape nga marrëveshja e fundit me PSZH

E përditshmja franceze “Le Parisien” zbuloi të ardhurat financiare të Kilian Mbapes, të cilat janë vërtet të pabesueshme.

Sipas mediave nga Parisi, PSZH kanë siguruar një pagë vjetore prej 72 milionë euro, e cila pas 3 vite arrin shifrën prej 216 milion eurosh.

Përveç kësaj, PSZH ka rënë dakord për një bonus nënshkrimi prej 180 milionë eurosh, të cilën do të paguajë në 3 këste. Mirëpo ekziston edhe një “bonus besnikërie”, i cili rritet çdo vit. Nëse do të qëndrojë në skuadër edhe pas këtij sezoni, Mbape do të marrë 70 milionë euro dhe në dy vitet në vijim, ky bonus rritet në 80 dhe 90 milionë euro. Kur mblidhen këto shuma, bëhet fjalë për 636 milionë euro në tre vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button