Mediat zbulojnë pagën vjetore të trajneri të ri të Barcelonës

Hansi Flik pritet të emërohet përfundimisht si trajner i ri i Barcelonës, duke pasuar Çavi Hernandezin, i cili do të largohet brenda disa ditësh. Sipas gazetarit Roxher Torello nga “Mundo Deportivo”, marrëveshja e Barcelonës me Hansi Flik do të zgjasë vetëm për një sezon.

Marrëveshja do të vijë gjithashtu me një opsion për një vit tjetër, por do të varet nga Barça që ta zgjasë ose ta lërë atë në fund të sezonit të ardhshëm. Paga e Hansi Flikut gjithashtu do të jetë në përputhje me pagën prej 5 milionë euro në vit që Çavi merr aktualisht në “Kamp Nou”. Burimi thotë se Flik arriti një marrëveshje totale me Barçën tre javë më parë. Ajo që ka mbetur është që blaugranët të shkarkojnë Çavin dhe të zyrtarizojnë Flik-un.

Çavi nuk është ende i informuar për planin e Barçës për ta shkarkuar dhe lexon lajmet në media. Por, burimet thonë se një takim me hierarkinë e klubit është planifikuar për të hënën kur do të zbulohet qëndrimi i klubit.

Ndërkohë, Çavi thuhet se është kontaktuar nga një klub në Korenë e Jugut, por ai me respekt e ka refuzuar ofertën.

LEXO EDHE:

Back to top button