Mediat “zbulojnë” përforcimin e parë të sheikut të Njukasëllit

Skuadra e Njukasëllit ka pronarin më të pasur në Premier Ligën e Anglisë, pasi që u konfirmua se princi i Arabisë Saudite, Mohamed Bin Sallman, do të merr aksionet e plota të skuadrës angleze. Mediumet britanike, menjëherë filluan të shpalosin ideat e para për merkaton e janarit dhe emri i parë që përmendet është Felipe Kutinjo.

Braziliani erdhi te Brcelona në vitin 2018 dhe skuadra katalonase pagoi plot 160 mln euro në konton e Liverpullit. Barcelona është në gjendje të vështirë financiare dhe dëshiron sa më shpejt të lirohet nga braziliani, për shkak të pagës së lartë, ndërsa eksperiencë në Premier Ligë, mund tëjetë një ndihmesë e madhe për Njukasëllin.

Kujtojmë se Kutinjo ka luajtur në Enfilld Roud nga viti 2013 e deri ne vitin 2018, ndërsa pasi që dëshpëroi te Barcelona, ishte në huazim te Bajern Munihu, me të cilin u shpall kampion i Evropës në vitin 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button