Mediat zbulojnë trajnerin e ardhshëm të Njukasëllit

Pas blerjes së sheikëve, Njukasëll ka nisur të planifikojë stafin teknik dhe lojtarët e rinj, të cilët do të zbarkojnë te skuadra angleze. Emra të shumtë janë përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës angleze, megjithatë duket se tashmë se Njukasëll ka vendosur se kush duhet ti prijë skuadrës. Më i përfoluari në këtë drejtim është trajneri aktual i Viljarealit, Unai Emeri.

Sipas të përditshmes spanjolle, “SPORT”, trajneri spanjoll është favoriti për t’u bërë trajneri i ri i Njukasëllit. Bordi i klubit anglez po shtyn pasi duan të prezantojnë ish-trajnerin e Arsenalit në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Sipas po këtyre burimeve, skuadra angleze janë të gatshëm që të paguajnë një tarifë të madhe transferimi për të larguar Unai Emeri-n, nga kontrata e tij me Viljarealit.

LEXO EDHE:

Back to top button