Mediumet: Dani Alves pritet të dënohet me 9 vjet burg

Dani Alves do ta presë vendimin final të gjykatës në Barcelonë, pasi doli para saj tri ditë radhazi, ku folën dëshmitarët dhe iu tregua akuza. Më saktësisht, ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe Paris Sen Zhermenit akuzohet për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë, në fund të dhjetorit të vitit 2022.
Ish-përfaqësuesi brazilian ka përfunduar në burg qe më shumë se një vit në pritje të vendimit. Sot do të jetë dita finale e gjykimit të tij, ndërsa Alves i ka hedhur poshtë krejt akuzat që e rëndojnë. Mediumi britanik “The Athletic” raporton se ish-mbrojtësi i djathtë do ta marrë vendimin final pas 20 ditësh, më saktësisht më 27 shkurt.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, nëse shpallet fajtor, Alves mund të dënohet me 9 vjet burg. Ai kështu do t’i mbante edhe 8 vjet pasi një veçse e ka kaluar. Gjithashtu, ish-futbollisti brazilian do të duhet t’i paguajë 150 mijë euro, si kompensim për viktimën dhe nuk do të lejohet të qëndrojë më afër se 1 kilometër nga ajo.