Mediumet turke: Muriqi jep sinjalin e ditëve të vjetra

Mediumet turke nuk e kanë harruar sulmuesin e kombëtares së Kosovës. Në një artikull të publikuar nga mediumi i njohur atje, “Aksam” vlerëson se sulmuesi kosovar po bën bujë në Spanjë.

”Imazhi i Vedat Muriqit është bërë ngjarje. E gjithë Spanja po flet për këtë. Vedat Muriqit ka marrë vëmendje në shtypin spanjoll me formën që është duke kaluar. Ai ka rifituar formën e tij në Majorka. Muriqi me golin e shënuar ndaj Valencias, mundi të pushtojë edhe një herë zemrat e tifozëve të tij,” shkruan Aksam.

‘Vedat Muriqi jep sinjalin e ditëve të vjetra’, është titulli i një paragrafi ku flitet për sezonet zhgënjyese të tij në Serie A, megjithatë në rreshtat tjerë theksohet efektiviteti i sulmuesit ‘dardan’ në elitën e futbollit spanjoll.

Në nëntë ndeshje sulmuesi nga Prizreni ka shënuar pesë gola ose një gol në 156 minuta. Ai ka dëshmuar se është një nga ‘armët’ më të rëndësishme të skuadrës së udhëhequr nga Havier Aguirre. Ndeshja e radhës e Mallorcas është kundër Espanyol të premten me fillim nga ora 21:00./Metro/

LEXO EDHE:

Back to top button