Mediumi rumun për vendimin e mundshëm të UEFA për sfidën Rumani-Kosovë

Mediumi rumun  “prosport.ro” ka shkruar për vendimin e mundshëm të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë Rumani – Kosovë.  Duke citur një burim anonim që njeh shumë mirë protokolet e UEFA-s, ky medium ka shkruar se UEFA nuk pritet të marr ndonjë vendim radikal.

“Me shumë gjasë Rumania do ta fitojë ndeshjen 3:0 në tavolinë. Federata rumune do të dënohet me mbylljen e disa sektorëve të stadiumit për ndeshjen e ardhshme si vendase, ndërsa mund të dënohet edhe me një ndeshje pa shikues, pasi problemet po përsëriten”.

Edhe ndaj federatës kosovare, UEFA ka nisur hetime.

“Kosovarët do të marrin gjobë shumë të madhe, por nuk do të përjashtohen. Sidomos pasi që do të konsiderohet që një gabim i zakonshëm solli ndërprerjen”.

Kritikat më të mëdha, sipas këtij mediumi, do të jenë për arbitrin dhe delegatin. Vlerësohet se e gjithë situata është dashur të zgjedhet për 15 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button