Medon Berisha, mësohet se kur do të kthehet në terrenin e gjelbër

Ylli i kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha kishte pësuar një lëndim së fundi Ai në ndeshjen ndaj Pisas, ishte shoqëruar edhe me barrelë ku lëshoi fushën mes lotëve.

Mirëpo lëndimi i Berishës nuk po del të jetë aq serioz, pasi që ka vetëm një çarje të muskulit.

Ai do t’i kryejë testet mjekësore sërish pas dy ditëve, por në shenjat e para duket se do të jetë jashtë fushës për disa javë, maksimumi një muaj.

Berisha, kujtojmë se është një nga lojtarët më në formë në Serie A, ku ka shënuar 2 gola në 12 paraqitje këtë sezon./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button