Meguajer, futbolliti më i tallur në rrjetet sociale

Mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Harri Meguajer, po kalon kohë të vështira pas shkakrkimit të Ole Gunar Solskjaerit nga posti i trajnerit të “Djajve të Kuq”.

I nënshkruar për 80 milionë paund nga Lester Siti për të udhëhequr linjën mbrojtëse të United, lojtari anglez është bërë shënjestër e abuzimeve dhe talljeve. Shumë kritika janë të çuditshme, po Megajer ka bërë gabime dhe i mungon shpejtësia në terren, por ai po luan në një ekip që mezi funksionon, me një linjë të lartë mbrojtëse dhe pa mesfushor mbajtës.

Mirëpo në një nga tendencat më shqetësuese, Meguajer e ka parë jetën e tij në shtëpi të shënjestruar nga anëtarët e publikut dhe shtëpia e tij duhej të kontrollohej dhe pastrohet nga policia dhe ekspertët e eksplozivëve, pasi një kërcënim për bombë iu bë shtëpisë së tij.

Ajo që është paksa më e çuditshme është fakti se mbrojtësi i Junajtedit, ka qenë gjithashtu në shënjestër të tifozëve të Anglisë. Në një ndeshje të fundit të Anglisë, një turmë e Uemblit e përshëndeti Meguajerin, gjë që zemëroi trajnerin e Anglisë, Garet Sauthgejt. /Albeu/

LEXO EDHE:

Back to top button