Mehmeti vlen 14 mln euro, para Asllanit, Dakut dhe Brojës
Anis Mehmeti ka marrë statusin e lojtarit më të vlefshëm në kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesi po shkëlqen këtë sezon në Ligën e Dytë të Anglisë, teksa vlera e tij ka arritur në 14 milionë euro.
Me këtë shifër, Mehmeti i Ipsuiç Taunit, është bërë më i vlefshmi te Kombëtarja e Shqipërisë, duke kaluar edhe Kristjan Asllanin që vlen aktualisht 13 milionë euro.
Mirlind Daku dhe Armando Broja ndajnë podiumin. Të dy sulmuesit vlejnë 10 milionë euro. Teksa Daku ka pësuar rritje, Broja ka pësuar një rënie të madhe në merkato.
Ardian Ismajli dhe Medon Berisha vlejnë nga 6 milionë euro, ndërsa lista vijon me Mitajn, Gjimshitit dhe Uzunin që kushtojnë 5 milionë euro. Julian Shehu vlerësohet 3.5 milionë euro, ndjekur nga Qazim Laçi, gjysmëmilioni më pak. Ndërkaq 4 futbollistë kanë të njëjtën vlerë në merkato. Strakosha, Manaj, Bajrami dhe Hoxha vlerësohen në 2.5 milionë euro, ndërsa vlerën më të paktë në merkato e ka Naser Aliji me 350 mijë euro.








