Mejer bën apel për luftë kundër korrupsionit
Mejer bën apel për luftë kundër korrupsionit

Gjatë nënshkrimit të deklaratës për praktika antikorruptuese dhe politika në ndërmarrjet publike të firmosura nga 36 ndërmarrje publike nga Shkupi, Pollogu e Pellagonia, zv.ambasadori amerikan në vend Erik Mejer u bëri thirrje qytetarëve që të merren vetë me korrupsionin, në çdo nivel, nga politikanët, përmes administratës publike e deri te biznesmenët. Ai tha se janë të gabuara tendencat që për korrupsionin të flitet si për ndonjë infeksion ose sëmundje.
“Mund të jesh pak i sëmurë, por jo pak i korruptuar. Kur përshkruajmë dëmin e shkaktuar në shoqëri nga korrupsioni, flasim për dëmtimin e institucioneve dhe ngadalësimin e progresit. Jo. Korrupsioni është si një eskavator që shkatërron gjithçka që i qëndron në rrugë. Edhe kur ekziston në mjedise të vogla, ajo minon themelet e shoqërisë në tërësi. SHBA-ja, BE-ja dhe partnerët kanë investuar miliona dollarë në programe si kjo, për të parandaluar korrupsionin, por zgjidhja për këtë problem qëndron tek vet ju”, deklaroi Erik Mejer, zv.ambasador i SHBA-së. /Alsat.mk