MekAlister, në “shënjestër” të dy “gjigandëve” të Premier Ligës

Së bashku me Xhud Bellingamin dhe Viktor Osimhen, kampioni i botës në fuqi me Argjentinën, Aleks Mek Allister pritet të jetë një nga shënjestrat kryesore nga skuadra “big” të Evropës, në këtë merkato vere.

Performancat fantastike gjatë sezonit, ku padyshim është një nga protagonistët kryesorë në këtë Brighton “ëndërrash” që po ndërton De Zerbi, si dhe performancat fantastike në Botërorin e Katarit, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadra të mëdha të Premier Leauge, të cilat janë të gatshme të hapin “thasët” për argjentinasin.

Sipas raportimeve të mediave britanike, pas “katalizatorit” të mesfushës së “pulëbardhave” janë vënë Njukasëll, Mançester Junajted dhe Liverpulli, mirëpo problem mbetet çmimi i lartë i vendosur nga Brajtoni, të cilët nuk pranojnë asgjë më pak se 70 milionë euro për “shtyllën” e tyre të mesfushës. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button