MekGregor në Las Vegas, gati për tu rikthyer në “kafaz”

Кonor MекGregor ka mbërritur në Las Vegas, ku është takuar me presidentin e UFC-së, Dana Uajt. Mediat amerikane konfirmojnë takimin mes tyre, ku është diskutuar për rikthimin e irlandezit në kafaz, në gjysmën e dytë të këtij viti. MekGregor nuk duelon që prej korrikut 2021, kur u dëmtua gjatë triologjisë ndaj Dustin Poirier. Presidenti Dana Uajt ka konfirmuar se MekGregor do të përballet me Majkëll Çandler, sfidë që me shumë gjasa do të zhvillohet në shtator.

“Mezi po pres të rikthehem në kafaz. Është një periudhë shumë e gjatë për mua. Ndihem mirë, ndihem shumë energjik dhe jam gati për të dueluar sërish”, tha MekGregor për “Daily Mirror”.

 

 

“Kam rikuperuar nga dëmtimi. Tani po godas me shpejt dhe më lart me këmbën e operuar. Kjo është një shenjë e mirë. Ndaj, mezi po pres të rikthehem në kafaz”, tha MekGregor.

 

Ai ka diskutuar edhe me presidentin e UFC-së në lidhje me rikthimin në kafaz dhe kushtet e vendosura nga të dyja palët.

LEXO EDHE:

Back to top button