MekGregor paralajmëron UFC: U lodha duke pritur!

Konor MekGregor ishte në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar për të parë disa duele boksi në “Ditën e Llogarisë” dhe më pas u rikthye në vendlindje. Duke folur për mediat, ai u mundua të hedhë sadopak dritë në lidhje me këtë vonesë të rikthimit në kafaz.
“Të gjithë po flasin e thonë çfarë të duan, vetëm UFC nuk po thotë asgjë. Më jepni diçka, një duel, një informacion! E dini se çfarë po ju them? Duhej të kthehesha në dhjetor, duhej të kthehesha në prill por ende asgjë”, tha MekGregor i zemëruar.
MekGregori kishte kërkuar një rikthim në dhjetor 2023, por UFC nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga një periudhë gjashtëmujore testimi në USADA për yllin e sportit irlandez. Gjashtë muajt kanë përfunduar deri në prill, duke e bërë MekGregor të disponueshëm për të luftuar në eventin jubilar UFC-300.
Gjithsesi, ka zëra se UFC kërkon ta rikthejë irlandezin në korrik, ndaj McGregor ka të drejtë të mërzitet.
“Ata kurrë nuk kanë trajtuar askënd kështu si unë. Për të gjitha fitimet që u kam sjellë në këtë lojë… Unë shes më shumë se të gjithë luftëtarët së bashku. Askush në historinë e arteve marciale nuk është trajtuar ndonjëherë ashtu siç po trajtohem unë në këtë moment. Nëpërmjet asaj që arrita në atë që sjell, ata duhet të më hapin portat e vërshimit brenda në kafaz, por jo. Unë jam duke pritur. Unë jam duke pritur dhe jam duke pritur. Durimi im po lodhet mbi mua duke pritur”, paralajmëroi Konor MekGregor.