Telashe Veston Mekeniin, pasi që mesfushori ishte protagonist i një sherri në gjysmëfinalen e Ligës së KOmbeve të Amerikës së Veriut mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Lojtari në pronësi të Juventusit kishte dalë me fanellën e grisur nga fusha pas kartonit të kuq. Tani CONCACAF (Federata e Futbollit të Amerikës së Veriut) ka njoftuar dënimin që do të duhet të kryejë.
Pezullim me katër ndeshje për MekKennie, një automatike për kartonin e kuq dhe tre janë shtesë. Për sa i përket këtij rasti, është dënimi më i rëndë bashkë me atë ndaj meksikanit Cesar Montes. Ndërsa Dest u dënua me tri ndeshje si Zherardo Arteaga. Dy amerikanët do të kryejnë skualifikimet gjatë “Gold Cup”, turne për të cilin nuk ishin grumbulluar gjithsesi.
César Montes kicks out at Folarin Balogun and gets a red card. Things escalate and Weston McKennie is sent off too. 😲
10 vs. 10 for the remainder of the match. pic.twitter.com/zkZe8nKDUe
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) June 16, 2023
Ndërsa Montes dhe Arteaga janë pjesë e skuadrës së Meksikës për kompeticionin. Gjoba janë urdhëruar edhe për dy federatat e Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, por shifrat nuk janë publikuar.








