Meklareni është gati edhe për përplasje të pilotëve për titullin kampion

Pas shumë sezonesh të vështira, vitin e kaluar MekLaren u rikthye kampion i botës për konstruktorë në Formula 1. Dominim që makina britanike e ka edhe këtë sezon me dy pilotët e saj, Oskar Piastri dhe Lando Norris.

MekLaren ka fituar 5 nga 6 garat e zhvilluara deri më tani, por rivaliteti mes dy pilotëve të saj po bëhet i fortë. Një betejë e brendshme që ka lënë në dilemë drejtuesit e skuadrës në lidhje me faktin se cilin do të mbështetet më shumë.

 

“Këtë gjë do ta zbulojmë vetëm me kalimin e kohës”, tha Zak Braun, shefi i MekLarenit për “Daily Mail”.

 

Ai përjashtoi çdo ndërhyrje nga MekLaren në luftën mes dy pilotëve.

 

“Ka respekt absolut mes tyre. Në një moment të sezonit ata edhe mund të përplasen, por unë nuk jam i shqetësuar. Ne nuk do të japim urdhra ekipi dhe nuk do të emërojmë një pilot të parë përveç rastit kur njëri prej tyre të jetë matematikisht jashtë garës”, tha Braun.

 

Braun beson se ata do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

 

“Nuk mendoj se do të ndodhë ndonjëherë që ne mund të japim urdhëra. Më tepër shpresoj se ata do të luftojnë për titullin deri në fund. U takon atyre të vendosin se kush do të fitojë,” tha mes tjerash Braun.

LEXO EDHE:

Back to top button