Meksika regjistron mbi 21 mijë raste të reja me Covid-19

Është rritur në mbi 255 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi më i prekur në mesin e vendeve të Amerikës Latine.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 986 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 255.452, ndërsa me 21.250 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 3.271.128.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2.607.633.

Për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve në javët e fundit në Meksikë normat e kapaciteteve të kujdesit intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.

Deri më tani në fushatën e vaksinimit masiv në vend mbi 44 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë dhe mbi 24 milionë dozën e dytë të vaksinës.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës ka arritur mbi 126 milionë banorë, renditet “vendi i 15-të në botë ku janë shënuar më shumë raste”.

LEXO EDHE:

Back to top button