Meksikë, gjenden 113 kufoma në një varrezë masive

Autoritetet meksikane të martën njoftuan se kanë zbuluar një varrezë masive në shtetin perëndimor të Jalisco-s, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, eshtrat e të paktën 113 personave u gjetën gjatë gërmimit të varrezës në qytetin El Salto.

Tridhjetë trupa, dy prej tyre gra, u identifikuan nga të afërmit e tyre dhe puna për identifikimin e pjesës tjetër vazhdon.

Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, gjithsej 897 trupa u gjetën në varreza të fshehta gjatë gërmimeve në Jalisco midis viteve 2006-2020.

Një total prej 6.900 kufomash janë zbuluar në 4.092 varreza sekrete në të gjithë vendin që nga viti 2006.

Jalisco është shtëpia e kartelit “Jalisco New Generation”, një nga bandat më të dhunshme dhe të fuqishme të krimit të organizuar në Meksikë.

LEXO EDHE:

Back to top button