Melania Trump i hedh kunja çiftit Obama: Nuk na dhanë informacione kur u shpërngulëm në Shtëpinë e Bardhë
Melania Trump i hedh kunja çiftit Obama: Nuk na dhanë informacione kur u shpërngulëm në Shtëpinë e Bardhë

Ajo po përgatitet të kthehet në rezidencën presidenciale më 20 janar, pasi bashkëshorti i saj, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump betohet në detyrë, shkruan DailyMail.
Por, tanimë Zonja e Parë, pret që kësaj here zhvendosja të jetë më e lehtë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak se tani ajo nuk ka nevojë të mbështetet tek paraardhësit e saj në detyrë për informacion në lidhje me shtëpinë dhe procesin e tranzicionit – të cilin ajo pretendon se çifti Obama e ka mbajtur për vete.
“Hera e parë ishte sfiduese; nuk kishim aq shumë informacion”, tha ajo për Fox & Friends.
“Informacioni u fsheh nga administrata e kaluar. Por kësaj here, i kam të gjitha, do të jetë tranzicion më ndryshe”.
Thumbat e Melanias kundrejt çiftit Obama vijnë pasi Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit.