Melania Trump i rikthehet jetës publike pas një periudhe të gjatë heshtjeje mediatike: Mbrojtja e të rinjve duhet të jetë prioritet
Melania Trump i rikthehet jetës publike pas një periudhe të gjatë heshtjeje mediatike: Mbrojtja e të rinjve duhet të jetë prioritet

Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan Donald Trump, ka dhënë mbështetje të fortë për një projektligj të ri që do t’i jepte fund shpërndarjes së paautorizuar të fotove intime në internet.
Me këtë lëvizje, zonja e parë rikthehet në qendër të jetës publike pas një periudhe të gjatë heshtjeje mediatike. Kjo është dalja e saj e parë solo publike që kur rimorri rolin e zonjës së parë më 20 janar.