Memfis Depaj, tani gjendet në mes dy kampeve

Memfis Depaj, sulmuesi i Olimpik Lionit, të cilit i skadon kontrata dhe së fundmi është vendosur në fokusin e Milanit dhe Barcelonës, ​​ka postuar një mesazh në rrjetet e tij sociale në të cilin sqaron të ardhmen e tij.

“Ka ardhur koha që unë të marr kontrollin e karrierës time. Kam ardhur në një pikë ku duhet të bëj zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen time dhe për këtë arsye kam vendosur të negocioj kontratat e mia të ardhshme së bashku me një ekip njerëzish që kam besim, të mbështetur nga një ekip ligjor.

Destinacioni im i ardhshëm do të caktohet nga unë dhe ju do të jeni të parët që do ta dini,” ka shkruar mes tjerash Depaj.

Për shumë media, në fakt, destinacioni quhet Barcelona dhe madje avokatët e tij janë duke negociuar prej ditësh.

LEXO EDHE:

Back to top button