Menaxheri i Markut: Dihet se kush ishte më i miri
Boksieri shqiptar, Florian Marku ishte në ringut e Londrës, si parandeshje e sfidës kryesore Xoshua-Pulev dhe pas përfundimit të sfidës ndaj Xhemi Stjuart, juria e arbitrave e mbylli këtë kontest me barazim edhe pse boksieri shqiptarë dominoi sfidën. Tani për tani nuk pritet një tjetër ndeshje mes boksierëve për të ndarë përfundimisht më të mirin. Këtë e ka mohuar menaxheri i Markut, Sem Xhons.
Xhemi Stjuart ka një histori të pabesueshme dhe ia ka dalë të rikthehet nga fundi. Burg dhe varësi, për këtë jam i lumtur dhe i uroj gjithë më të mirat në të ardhmen. Por, nuk do të ketë asnjë tjetër ndeshje mes boksierëve, nuk ka aspak nevojë pasi të gjithë e dinë se kush fitoi”, thuhet në reagimin e menaxherit të Florian Markut.