Menaxheri shqiptar zbarkon në Romë, do të fillojë negociatat me AS Roma
Menaxheri shqiptar zbarkon në Romë, do të fillojë negociatat me AS Roma

Fali Ramadani është gati që të zbarkojë në Itali dhe takimi mes të martës dhe të mërkurës pritet që zbardhë diçka më shumë mbi të ardhmen e Federiko Kiezës.
Menaxheri i sulmuesit të Juventusit ka shumë kërkesa për klientin e tij, ndonëse Roma ka kaluar në krye të listës së dëgjesave, duke qenë se edhe dëshira e Kiezës është ajo që të qëndrojë në Itali nëse largohet nga Torino, ndonëse s’përjashton as pistat e huaja.
Por rrisia që lidhet me takimin e mesjavës së ardhshme është se Fali Ramadani do t’i kërkojë Romës të njëjtën pagë që po negocionte me Juventusin, përpara se bisedimet për rinovim të ndaleshin, 7 milionë euro neto në sezon. Këtë shifër ndoshta Roma mund ta përballojë, duke qenë se ishte pak a shumë ajo që fitonte Lukaku, para largimit.