Mendelibar si Benitez, fiton dy tituj evropian në dy vite radhazi

Dy kupa të ndryshme në dy sezone rresht, gjithmonë në kurriz të skuadrave italiane. Një vit më parë i mjaftuan 17 ndeshje për të çuar Sevilja-n drejt triumfit në Ligën Europa, duke mundur Juventusin në gjysmëfinale dhe Romën në finale. Kësaj radhe iu deshën 23 ndeshje për të udhëhequr Olimpiakosin në një arritje edhe më legjendare.
Hoze Luis Mendilibar është heroi i Athinës, një trajner i aftë për të thyer mallkimin evropian të skuadrave greke: skuadra e Athinës fitoi dje Ligën e Konferencës, duke shkaktuar zhgënjim të madh te Vinçenzo Italiano dhe Fiorentina, të cilët panë që ëndrra e tyre të shuhej menjëherë.
63-vjeçari nga Zaldibari hyn kështu në mitin e futbollit europian. Vetëm bashkëkombësi i tij, Rafael Benitez, kishte arritur të fitonte dy trofe të ndryshëm në dy sezone radhazi: në vitin 2004 ai udhëhoqi Valencian për të fituar Kupën UEFA, ndërsa një vit më vonë e çoi Liverpullin në krye të Evropës, duke fituar Ligën e Kampionëve në finalen e paharrueshme të Stambollit.