Mendesi po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Sipas një raportimi nga “Gazzetta dello Sport”, Horge Mendes do të takojë drejtuesit e Çellsit, për ta shtyrë transferimin e Zhoao Feliksin tek Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar.  Sulmuesi portugez mund të bëhet blerja e tretë e Milanit gjatë janarit, kështu që agjenti i tij po përpiqet t’i bind ‘Blutë e Londrës’ që ta lejojnë largimin e tij për një shifër të vogël parash.

Sipas “GdS”, Milani nuk është i gatshëm të paguajë pagën e plotë të Feliksit deri në fund të sezonit dhe një shumë parash për huazimin e tij gjashtë mujor. Çellsi në anën tjetër, nuk duan ta largojnë Zhoao Feliksin falas, kështu që Mendes po përpiqet të gjejë një kompromis i cili i kënaq të dyja klubet. Aston Villa ishte në mesin e skuadrave të interesuara për Feliksin, por transferimi i Markus Rashford në ‘Villa Park’, do të thotë se ata nuk janë më në garë për ish-lojtarin e Atletico Madridit.

Çellsi po punon për të sjellë përforcime të reja në sulm në ditën e fundit të afatit kalimtar, ku Eli Junior Kroupi, Alejandro Garnaço dhe Matis Tel janë në radarin e tyre. Në rast se ndodhë sot transferimi i njërit prej tyre, atëherë Felix mund të lejohet që t’i bashkohet Milanit.

LEXO EDHE:

Back to top button