Mendi Qyra shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Strugës

Mendi Qyra shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Strugës

Afaristi i njohur nga Struga dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Mendi Qyra ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për Komunën e Strugës. Në një prononcim për opinionin ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë me kërkesë të shumë qytetarëve, bizneseve dhe shoqërisë. Qyra kandidaturën e ka shpallur si kandidat i pavarur.

“Me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, qëndroj sot para jush për të ndarë një vendim të rëndësishëm, vendim që e kam marrë pas shumë reflektimesh, bisedash të sinqerta dhe kërkesash të drejtpërdrejta nga shumë prej jush. Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si I pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës. Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë. Thirrje nga bizneset lokale që kërkojnë një orientim më të qartë të qytetit, thirrje nga të rinjtë që duan të qëndrojnë në vendlindje, shtytje nga qytetarët e zakonshëm që nga unë kërkojnë guximin për të kandiduar dhe menaxhuar me qytetin tonë, me përgjegjësi dhe përkushtim. Si strugan, po u përgjigjem këtyre thirrjeve dhe këtë obligim po e marr me besim të plotë. Jemi qytetarë të këtij qyteti të bekuar, për Strugën veprojmë dhe jetojmë, çdo sukses personal që e kam arritur, ia dedikoj njerëzve të këtij qyteti”, shkroi mes tjerash në FB, Mendi Qyra.

LEXO EDHE:

Back to top button