Mendohej se kishte vdekur, lideri i Al Kaedës rikthehet me video për 11 Shtatorin

Mendohej se kishte vdekur muaj më parë, por lideri i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri zgjodhi pikërisht përvjetorin e 11 Shtatorit për të shpërndarë një video ku egjiptiani, që cilësohet historikisht si mendja pas organizatës terroriste komenton disa ngjarje, duke u fokusuar tek situata në Izrael.

Video dëshmon që lajmi për vdekjen e tij në nëntorin e kaluar është e pavërtetë. Në videon që zgjat rreth një orë dhe që u shpërnda në rrjetet ekstremiste pikërisht në 11 shtator,  Al Zahwahiri komenton ngjarje si sulmi ndaj një baze ruse si dhe vendimin amerikan për t’u tërhequr nga Afganistani.

LEXO EDHE:

Back to top button