Mendoni se e dini se për çfarë shërbejnë dorezat në veturë – pasi ta shikoni këtë video, do ta kuptoni se keni gabuar

Mendoni se e dini se për çfarë shërbejnë dorezat në veturë – pasi ta shikoni këtë video, do ta kuptoni se keni gabuar

Pavarësisht se shumica e shoferëve e njohin mirë çdo kënd të automobilit të tyre, duket se ende ekzistojnë gjëra që shumë nuk i dinë – siç është qëllimi i vërtetë i dorezave mbi dritaret.

Shumica e njerëzve i përdorin këto doreza për të u mbështetur gjatë vozitjes, për t’u kapur kur shoferi frenon papritur ose për t’u mbështetur kur nuk ndihen mirë.

Por, ekspertët theksojnë se këto doreza, të njohura si “doreza kapëse”, kanë një rol shumë më të rëndësishëm se sa mendojmë.

Car interior grab handles carhack #foryou #car #carhack #carinterior #carhandles #interiousgrabhandles ♬ original sound – Owen

Siç shpjegojnë ekspertët nga portali Check This Car për The Express, këto doreza ndihmojnë personat të hyjnë dhe dalin nga automobili. “Janë veçanërisht të dobishme për të moshuarit dhe ata që kanë probleme me lëvizshmërinë”, thanë ata, sipas LadBible.

Kjo temë ka ngjallur një diskutim edhe në Reddit, ku përdoruesit shpjegonin se dorezat ofrojnë mbështetje për ata që kanë vështirësi të ngjiten dhe zbriten nga ulësja.

Disa i quajnë ato “doreza paniku” – doreza për situata stresuese gjatë vozitjes.

Një përdorues i TikTok-ut zbuloi më tej se disa doreza kanë një mekanizëm të fshehur të vogël që i mundëson të mbeten të ngulitura në një pozicion të caktuar, duke shtyrë shumë përdorues që të kontrollojnë menjëherë automjetet e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button