MEPSO, borxhi ndaj Evropës 18.5 mln euro

Në MEPSO ka mbërritur fatura për tërheqjen e paparalajmëruar të energjisë elektrike nga sistemi i transmisionit. Maqedonia duhet t’i paguajë 18.5 milion euro Rrjetit Evropian të Energjisë për energjinë elektrike të tërhequr nga korriku deri në tetor. Nga gjithë kjo shumë, më e shtrenjta ka qenë rryma për muajin tetor, pra 16.5 milionë euro. Sipas informacioneve të Alsat, fatura për muajin nëntor do të jetë shumë më e ulët për shkak se është marrë më pak energji elektrike krahasuar me katër muajt e kaluar. MEPSO deri më tani ka marrë pak më shumë se 16 milionë euro nga thesari i shtetit për t’u përballur me krizën energjetike ndërsa EMV-ja ka marrë dy herë më shumë. Këto para do të përdoren për të shlyer borxhin ndaj Evropës. Ndërkohë, EVN Home ose Furnizuesi Universal ka zgjatur afatin e tenderit për furnizimin me energji elektrike për amvisëritë për vitin e ardhshëm. Në vend të datës 25 të këtij muaji, tenderi tani do të zgjasë deri më 2 dhjetor. Deri atëherë, kompania shtetërore EMV ka mundësi të bëjë përllogaritje dhe të paraqesë ofertë nga e cila do të varet çmimi përfundimtar i energjisë elektrike për amvisëritë.

LEXO EDHE:

Back to top button