Mercedes, kërkon dënim për Verstapenin!

Skuadra e Mercedesit ka dërguar ankesë zyrtare deri të drejtuesit e Formula 1, për incidentin që ndodhi  në garën e fundit, në Brazil, në të cilin ishin të involvuar Luis Hamilton dhe Maks Verstapen. Sipas Mercedesit, duhet të dënohet piloti i “Red Bull”-it, pasi që pengoi makinën e skuadrës gjermane, para se të dy makinat të përfundojnë jashtë pistës, por jo edhe jashtë garës.

Tani drejtuesit e FIA-s do të shqyrtojnë në detaje këtë incident dhe mund të dënojnë Maks Verstapenin, që mund të sjell një moment të ri në garën për titullin kampion. Në rast se dënohet me 5 sekonda, atëherë Verstapen do të përfundonte garën e Brazilit në vendin e tretë, pas Valteri Botas.

Me këtë rast, edhe diferenca në renditjen e pilotëve do të shkurtohej në 11 pikë në mes Verstapenit në vendin e parë dhe Hamiltonit në vendin e dytë. Kujtojmë se gara e radhës do të zhvillohet në Katar, më 21 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button