“Mercedesi” dërgon akuza të rënda ndaj “Red Bullit”

Pas vendimit të FIA-s, që ka hedhur poshtë apelimin e “Red Bull”, që kërkonte një dënim më të rëndë të Luis Hamilton, pas kontaktit që pati me Maks Verstapenin në pistën në Angli, ka ardhur reagimi i ekipit të “Mercedes”-it.

Makina gjermane ka përdorur tone të ashpra karshi rivalëve të “Red Bull”, duke i akuzuar rëndë.

“E kemi mirëpritur vendimin e FIA-s, që hedh poshtë apelimin e “Red Bul”l. Një vendim që ka mbyllur përfundimisht këtë incident. Shpresojmë që ky vendim të ndalë edhe përpjekjet e “Red Bull”-it për të hedhur baltë mbi personalitetin sportiv të Luis Hamiltonit.”

LEXO EDHE:

Back to top button