Mercedesi dërgon ultimatum Luis Hamiltonit

Vetëm një muaj më parë, piloti britanik Luis Hamilton do të rinovonte kontratën me Mercedesin, kontratë që skadon në fund të këtij viti. Për të evituar që situata e vështirë krijuar këtë dimër të përsëritet edhe këtë fundvit, ekipi gjerman kërkon të marrë masat. “Mercedes”-i synon të zgjidh çështjen e pilotëve që do të ketë në pistën vitin 2022 më herët, që këtë verë.

 

 

“Nuk do të presim deri në janar për të konfirmuar dy pilotët tanë. Vjet me Bottas rinovuam që në verë dhe këtë gjë duam ta bëjmë këtë vit me të dy pilotët. Ne duam t’u japim qetësi pilotëve tanë dhe jo të krijojmë një situatë të tensionuar për të gjitha palët.Rinovimi i Leëis është prioritet për ne. Së bashku kemi bërë një rrugë të gjatë. Gjatë gjithë karrierës së tij në Formula 1 ai ka pilotuar një makinë që kishte motor Mercedes. Natyrisht vitin tjetër do të ketë shumë ndryshime në F1, ndaj duam të zgjidhim çështjet që këtë verë për sa u përket pilotëve”, tha Toto Uolf, drejtori sportiv i Mercedes-it.

LEXO EDHE:

Back to top button