Mercedesi i vjetër shndërrohet në “përbindësh”

Mercedes-Benz C-Class modeli W203 është shndërruar në një përbindësh të vërtetë me aftësi të një foristrade për terrene malore, transmeton Alsat. Sipas pronarit, automjeti është ri-dizajnuar (mund të thuhet se është montuar) plotësisht me dorë. Vetura është vendosur në platformën e GAZ 66, ndërsa për karroceri dhe interier është përdorur modeli i Mercedesit të lartpërmendur.

- Advertisment -

Për fat të keq, nuk ka asnjë video që do të tregonte aftësitë e makinës në rrugë malore, por duke pasur parasysh sistemin 4×4, fuqinë (215 kuaj fuqi, siç shkruan pronari) dhe ndriçimin, nuk ka dyshim se ky SUV i realizuar në kushte shtëpiake është i aftë për terrene malore.

Ndër të tjera, automjeti tashmë është në shitje. Pronari është i gatshëm të ndahet me të për 18,000 dollarë. Shumë apo pak? Gjithçka është relative për entuziastët e makinave.

LEXO EDHE:

Back to top button