Mercedesi “kopjon” Ferrarin në Bahrein

Pas Ferrarit edhe Mercedes ka vendosur të pranojë ofertën e qeverisë së Bahrein, për të vaksinuar falas të gjithë stafin e saj. Dy makina kryesore të Formula 1 kanë dalë kundër vendimit të FIA-s, që pat hedhur poshtë kërkesën e Bahrein, për vaksinimin falas të të gjitha skuadrave.

 

Fillimisht ishte Ferrari që pranoi ofertën e qeverisë së Bahrein dhe pas 24 orësh edhe Mercedes ka bërë të njëjtën gjë. Këtë fundjavë (12-14 mars), në Bahrein do të kryhen testet e vetme dimërore dhe Mercedes do të përfitojë për të kryer dozën e parë të vaksinës Pfizer.

 

Ndërkohë që, doza e dytë do të merret rreth datës 28 mars, ku po në Bahrein do të kryhet edhe gara e parë sezonale. Mercedes do t’i japë mundësinë kujto që ka dëshirë nga stafi i saj të kryejë në këtë vend vaksinën anti-Covid. Kjo procedurë do të kryhet në një qendër shëndetësore afër pistës së Sakhir.

LEXO EDHE:

Back to top button