Mercenarët rusë “Wagner” në Mali? Reagon ashpër Franca
Planet që do të dërgonin mercenarë rusë në Mali janë kritikuar ashpër edhe nga ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves le Drian.
Ai thotë se një lëvizje e tillë ishte “e papajtueshme” me praninë ushtarake franceze në ish-koloninë e saj.
Burime diplomatike dhe të sigurisë i kanë thënë “Reutersit” se një marrëveshje është afër arritjes midis mercenarëve ushtarakë rus֝ “Wagner” dhe juntës në pushtet në Mali. Marrëveshja parasheh që mercenarët të trajnojnë ushtrinë Maliane dhe të ofrojnë mbrojtje për zyrtarët e lartë.
I pyetur nga ligjvënësit në lidhje me raportin, Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian deklaroi se “Wagner është një grup ushtarak i cili e ka treguar veten në të kaluarën në Siri dhe Republikën e Afrikës Qendrore që ka kryer abuzime dhe të gjitha llojet e shkeljeve që nuk korrespondojnë me asnjë zgjidhje dhe kështu që është e papajtueshme me praninë tonë. Unë po e them këtë që të dëgjohet”.
Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florence Parly në një seancë të veçantë u deklarua se ajo ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” nga një marrëveshje e tillë.
Planet që do të dërgonin mercenarë rusë në Mali është kritikuar ashpër edhe nga ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves le Drian.
Ai thotë se një lëvizje e tillë ishte “e papajtueshme” me praninë ushtarake franceze në ish-koloninë e saj.
Burime diplomatike dhe të sigurisë i kanë thënë “Reutersit” se një marrëveshje është afër arritjes midis mercenarëve ushtarakë rus֝ “Wagner” dhe juntës në pushtet në Mali. Marrëveshja parasheh që mercenarët të trajnojnë ushtrinë Maliane dhe të ofrojnë mbrojtje për zyrtarët e lartë.
I pyetur nga ligjvënësit në lidhje me raportin, Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian deklaroi se “Ëagner është një grup ushtarak i cili e ka treguar veten në të kaluarën në Siri dhe Republikën e Afrikës Qendrore që ka kryer abuzime dhe të gjitha llojet e shkeljeve që nuk korrespondojnë me asnjë zgjidhje dhe kështu që është e papajtueshme me praninë tonë. Unë po e them këtë që të dëgjohet”.
Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florence Parly në një seancë të veçantë u deklarua se ajo ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” nga një marrëveshje e tillë.








