Merkato e çmendur në Turqi, dy yjet e Man. Sitit drejt klubeve turke

Merkato në Turqi duket se do të jetë më e çmendur se kurrë këtë verë, me Fenerbahçen dhe Gallatasarajin që synojnë të përforcohen në garën mes njëra-tjetrës.

Në shënjestër janë vënë dy lojtarë që janë në pronësi të Man. Sitit dhe që mund të largohen këtë verë. I pari është Kajll Uallker, ndërsa tjetri është Illkaj Gundogan.

Kështu, mbrojtësi anglez Kajll Uallker, pas huazimit 6-mujor te Milan, është i destinuar për t’u rikthyer te Man. Siti. Ai ka përfunduar në vëmendjen e Hoze Murinjos, i cili e dëshiron atë te Fenerbahçe. Negociatat tashmë janë duke u zhvilluar.

Drejt Turqisë mund të shkojë edhe mesfushori gjerman Ilkay Gundogan. Për të është interesuar Gallatasaraj edhe pse aktualisht nuk po zhvillohet asnjë negociatë, pasi mesfushori ndodhet me “qytetarët” në Botërorin për klube.

LEXO EDHE:

Back to top button